Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Vetëm tre minuta i kanë mjaftuar një grabitësi të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, paraditen e kësaj të hëne.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë në duart e hetuesve, kanë ndihmuar në rindërtimin e dinamikës së grabitjes. Nga veprimet e autorit dyshohet se ai e njihte mirë planimetrinë e bankës dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Sapo ka hyrë në ambientet e bankës, i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë, ai ka kërcënuar rojën e sigurisë, duke e izoluar në pjesën fundore të objektit.

Më pas, grabitësi ka kapërcyer banakun e arkës dhe ka marrë paratë që ndodheshin në sirtar. Sipas të dhënave paraprake, shuma e grabitur dyshohet se arrin në rreth 60 mijë euro.

Pas krimit, autori është larguar i qetë nga zona, duke përdorur një monopatinë elektrike. Fatmirësisht, gjatë grabitjes nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po punon në disa pista për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili vijon të jetë ende i paidentifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Lezhë/ Ndërron jetë 16-vjeçari, u aksidentua me çiklomotor teksa kthehej nga shkolla

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar: Autorët i marrin edhe bizhuteritë

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar:…

LEXO ME SHUME