Categories Lajme

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar: Autorët i marrin edhe bizhuteritë

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar: Autorët i marrin edhe bizhuteritë

Një e moshuar në fshatin Finiq ka rënë pre e një grabitjeje në banesën e saj, ku persona ende të paidentifikuar i kanë marrë 6800 euro, të cilat i kishte kursyer për një ndërhyrje kirurgjikale, si dhe bizhuteri e sende të tjera me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 tetorit, rreth orës 18:00–18:30, në kohën kur e moshuara, Eleni Anastasi, kishte shkuar për vizitë te të afërmit që jetojnë pranë banesës së saj.

Kur është kthyer, ajo ka gjetur dyert e shqyera dhe shtëpinë të përmbysur. Autorët kishin kontrolluar ambientet e banesës dhe kishin marrë paratë dhe sendet me vlerë.

Mes tyre ishte edhe shuma prej 6800 eurosh, kursimet që e moshuara i kishte mbledhur për të kryer një operacion shëndetësor.

Pas konstatimit të vjedhjes, ajo ka njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME