Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

“Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Kështu është shprehur Daniele Sartini, 29-vjeçari italian i arrestuar për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhalaku, trupi i të cilit u gjet i fshehur në një pus pranë banesës së autorit të dyshuar.

Gjatë marrjes në pyetje, Sartini ka pranuar se ka qëlluar për vdekje shqiptarin, duke pretenduar se ngjarja ndodhi pas një konflikti për një borxh prej 1.500 eurosh, që lidhej me blerjen e kokainës.

“E bëra unë. Kisha frikë për veten dhe familjen time, u ndjeva i kërcënuar. Denaldo më kapi nga fyti, sepse nuk kisha paratë e kokainës për t’ia kthyer. Hyra në shtëpi dhe mora armën”, ka deklaruar ai para hetuesve.

U zbulua nga gjurmët telefonike

Hetuesit arritën të zbardhin lëvizjet e 29-vjeçarit përmes të dhënave telefonike. Nga tabulatet rezultoi se dy personat kishin komunikuar pak para ngjarjes dhe kishin lënë një takim në mbrëmjen e 7 tetorit, në banesën e italianit.

Gjithashtu, telefoni i Sartinit u lokalizua pranë vendit ku ishte djegur automjeti i viktimës, rreth katër kilometra larg vendit të vrasjes.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, pas debatit, 29-vjeçari dyshohet se ka marrë një pistoletë Glock, kalibër 40, dhe ka qëlluar tri herë në gjoks ndaj Maxhalakut.

Pas vrasjes, ai dyshohet se ka transportuar trupin me automjet dhe e ka fshehur në një pus artezian përpara banesës së tij. Më pas, i ka vënë flakën makinës së viktimës, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

Kush ishte Denaldo Maxhalaku?

31-vjeçari shqiptar punonte si bojaxhi dhe prej tre vitesh jetonte në Gatteo të Italisë, së bashku me bashkëshorten e tij 20-vjeçare dhe vajzën e vogël, të lindur në gusht të vitit 2025.

Bashkëshortja e ka përshkruar Denaldon si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe një punëtor të palodhur.

“Ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur dhe një punëtor i madh. Vajza ime do të duhet të rritet pa babanë e saj. Është një dhimbje që nuk ka të krahasuar”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, autori i dyshuar, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes, rezulton se ishte i papunë prej rreth një muaji.

Aktualisht, po kryhet autopsia e trupit të 31-vjeçarit. Pas përfundimit të saj, Prokuroria pritet të autorizojë dorëzimin e trupit familjarëve për ceremoninë mortore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Lezhë/ Ndërron jetë 16-vjeçari, u aksidentua me çiklomotor teksa kthehej nga shkolla

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar: Autorët i marrin edhe bizhuteritë

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar:…

LEXO ME SHUME