Categories Showbiz

Big Mama flet pas daljes nga Big Brother VIP: Gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë

Pas debatit të ndodhur në spekaklin e së premtes, këngëtarja Big Mama ka vendosur të lërë shtëpinë, duke mohuar akuzat që i bëri Antonela se kishte sharë në serbisht. E ftuar sot në ‘’Fun Club’’, Big Mama ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë.

“Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam, ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë.

Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që jam karakter dhe nuk i kthej vendimit tim’, u shpreh ish-banorja.

Gjithashtu ajo ka folur për debatin me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, ku ka shprehur se e ka ruajtur etikën e televizionit dhe se gjuha e përdorur ndaj Antonelës nuk ishte e fortë.

“Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte fortë se ruajta etikën e tv-së. Mua më mjafton të më dojë 1000 vetë, por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam. Doja t’i tregoja ku e ka vendin. Ajo është e bërë famshme me asgjë.

Unë jam fut me vonesë në Big Brother dhe për Antonelën kisha parë disa inserte të vogla ku nuk më ka pëlqyer, por thashë ta njoh nga afër. I kisha thënë Antonelës kjo gjë tre muaj do zgjasë më mirë të më kesh shoqe se sa të bësh gjëra vetëm për publik jashtë”, ka shtuar këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME