Categories Lajme

Bilanci 2019, Balla: Investime dhe solidaritet me njerëzit në nevojë në Elbasan

“Viti që u mbyll ishte një vit me momente tejet të vështira, por falë solidaritetit dhe punës kishte edhe momente gëzimi”, u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan. Balla publikoi një video përmbledhëse të punëve dhe investimeve që janë bërë në Qarkun e Elbasanit gjatë vitit 2019.

Ai veçoi solidarizimin e jashtëzakonshëm për të prekurit nga tërmeti. Po ashtu Balla theksoi se gjatë vitit 2019 janë ndërtuar 4 banesa për njerëzit në nevojë në këtë qark. Konkretisht u ndërtua shtëpi e re për Xhevat Buzanin, në Çerçan, Librazhd;
shtëpi e re për Petrit Vrapin, Papër Elbasan; shtëpi e re për Nënë Bejazen, Spathar Librazhd dhe shtëpi e re për Mudo Kacën Librazhd. Në Librazhd u ndërtua po ashtu edhe një mencë sociale gjatë vitit që lamë pas.

Për sa i takon infrastrukturës arsimore, u rindërtua shkolla “Bardhyl Popa” Elbasan; gjimnazi “Sami Frashëri” Belsh’ shkolla 9-vjeçare Seferan, Belsh; Qendra e Formimit Profesional Elbasan. Gjatë vitit 2019 u investua po ashtu në qendrën shëndetësore Fushë Studë; ambulancën “Çlirimi” Elbasan; ujësjellësin Dritaj-Fanjë-Karkavec, ujësjellësin Belsh, në urën e re mbi Shkumbin (Hotolisht) etj./m.m/j.p/ ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME