Categories Lajme

Bilanci i dëmeve, Voda: 558 pallate të dëmtuara rëndë. Janë shembur 1183 shtëpi

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. dha raportin për dëmet aktuale nga tërmeti. Për dëmet në banesa, Voda tha se janë: “83 shtëpi të shembura, 5518 të dëmtuara. Në tre qarqe, 558 pallate të dëmtuara rëndë. 28 shkolla të dëmtuara rëndë në Tiranë. 2669 qytetarë të strehuar në hotele në Durrës. Në hotele në Lezhë, janë akomoduar 1103 qytetarë. Po përgatiten për prishje një banesë 3-katëshe dhe një 5-katëshe në Shkozet”. Lidhur me banorët në zonat rurale të cilët kanë mbetur pa një strehë Voda tha se kjo ka qënë një zgjedhje e tyre, pasi nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke zgjedhur të strehohen në çadra.

Deklarata e plotë Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë. Më lejoni të përsëris edhe njëherë se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:

0694114100
0694114101
0694114040

Si dhe për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes: www.shqiperiaqeduam.al Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht:  282 (Tiranë – 113; Durrës – 140; Lezhë – 28; Elbasan – 1). Shumica dërrmuese prej 245 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËME NË BANESA Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

AKOMODIMI

3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:

FAFA………………………..448
ALER………………………..135
IBISA………………………..324
ETER………………………….87
PAMEBA……………………83
VALA……………………….100
DIAMMA………………….357
KOLAVERI……………….487
BONITA……………………175
PISHAT E BUTA…………98
DOLCE VITA…………… 250
ARAGOSTA………………..33
KASA………………………….92

1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:

FROJDI…………………….130
RAFAELO…………………831
ERMIRI…………………….345

PUNA NË TERREN Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:
9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;
1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
Në objektin afër kompleksit “Tropikal
Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
Në Kompleksin “Miramare”
Në hotel “Vila Verde”
Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë
Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës
Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë: Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF. Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME