Categories Lajme

Ndihmat për të prekurit, AKU vijon kontrollet për sigurinë ushqimore

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë ka ngritur grupe të posaçme të kontrollit me qëllim monitorimin e situatës në të gjitha vendet ku i’u shërbehet banorëve duke u bërë garant i sigurisë së shëndetit të tyre. Grupet e kontrollit të AKU-së kanë monitoruar magazinat e Komandës Mbështetëse të Logjistikës dhe ajo e Rezervave të Shtetit nr.8 në Lundër, shkollën 9-vjeҫare Lundër, njësinë e Emergjencave Civile të bashkisë Tiranë dhe hotel Kontinental.

Gjithashtu ata kanë monitoruar shkollën 9-vjeҫare Marqinet, Qendrën Kulturore të bashkisë Vorë, Qendrën Kulturore Kamëz, stadiumin e Kamzës dhe kompleksin Diamma. Është bërë gjithashtu kontrolli i hoteleve në Golem ku janë strehuar shumica e të dëmtuarëve nga tërmeti i 26 nëntorit. Grupet e kontrollit kanë monitoruar “FAFA” resort, resortin “Bonita”, “Kolaveri”, “ALER Group” dhe “Prestige Hotel and Resort”. Nga kontrollet e kryera rezultoi se në disa raste trupa inspektuese ka konstatuar produkte me afat të kaluar përdorimi, produkte të cilat ruheshin në kushte të papërshtatshme, të cilat janë diferencuar dhe asgjesuar në bashkëpunim edhe me personat përgjegjës të këtyre ambienteve. Në pjesën më të madhe të rasteve është konstatuar se ambientet dispononin kushte të përshtatshme të ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve, kushte të përshtatshem higjeno-sanitare dhe produktet ishin brenda afatit të përdorimit, si rrjedhojë janë të sigurta për konsum.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME