Sezoni turistik këtë verë është mbyllur me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona.
Muaji gusht kur dhe qarkullimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente . Po kështu kanë humbur jetën 17 persona vetëm në gusht.
Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendoset në zonat bregdetare ku ishin përqendruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qytet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas.
Qendra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave në shëndet ku 228 prej aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.