Sot u shënuan 21 humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri. Shqetësim mbetet fakti që pavarësisht ndryshimit të muajve, ashtu si shkurti dhe në mars numri i viktimave është shumë i lartë me një mesatare ditore prej 20 fatalitetesh. Në total në javën e parë të marsit janë regjistruar 141 viktima, ritëm i frikshëm.
Të infektuarit në javën e parë të këtij muaji janë me një mesatare më të vogël se shkurti. Në shtatë ditët e para shifrat e të prekurve brenda 24 orëve nuk i ka kaluar një mijë, por duhet theksuar se edhe numri maksimal i testimeve brenda një dite ka qenë 3372, ndërsa në shkurt arriti mbi 4 mijë.
Java e parë e marsit 1 mars- 20 humbje jete, 2 mars- 19 humbje jete, 3 mars- 19 humbje jete, 4 mars- 21 humbje jete, 5 mars- 20 humbje jete, 6 mars- 21 humbje jete, 7 mars- 21 humbje jete