Categories Kuriozitete

Bill Gates nuk është më njeriu i dytë më i pasur i botës, miliarderi francez e tejkaloi

Pronari e drejtori ekzekutiv i prodhuesve të mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault, e tejkaloi Bill Gates’in këtë javë në listën e pasanikëve të botës. Sipas indeksit të Miliarderëve të Bloomberg ka pasuri prej 108 miliardë dollarë, shifër e arritur pasi shtoi vitin e kaluar 39 miliardë. Nismëtari i kompanisë revolucionare teknologjike, Microsoft, ka pasuri prej 107 miliardë.

Revista Forbes në listë e tyre po ashtu e ka ndryshuar listën e miliarderëve. Berndard Arnault ka ngritur perandorinë e tij ekonomike që kontrollon marka botërore luksoze si Luis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy. Ai po ashtu zotëron edhe shampanjën e famshme Dom Perignon. Arnault bëri shumë bujë kur premtoi 200 milionë euro për restaurimin e Katedrales Notre Dame që u dogj këtë vit. Ka akuza nga fondacione të ndryshme se nuk e kanë parë asnjë cent nga milionat e premtuara.

Bill Gates e Bernard Arnault ende qëndronë pas Jeff Bezos, pronarit të kompanisë Amazon, përkundër divorcit të tij. Ai i prin listës me 125 miliardë dollarë pasuri. Bill Gates do të kryesonte listën nëse nuk do të ishin donacionet e tij filantropike. Ai këtë vit ka dhënë donacion mbi 35 miliardë dollarë amerikan në Fondacionin Bill& Melinda Gates.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME