Categories Lajme

“Bingo” në pikat kufitare, sekuestrohen mbi 120 mijë euro, procedohen dy shtetas të huaj

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet e në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si pasojë në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës, Morinës dhe Muriqanit janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë.

Blutë bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shqiptar që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi.

Policia njofton se: Në Morinë janë sekuestruar 53.600 euro, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani. Në Muriqan janë sekuestruar 40.000 euro, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë janë sekuestruar 33.900 euro, në dalje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME