Një delegacion i bashkisë Lezhë nën drejtimin e Zv.kryetarit Enver Hafizi dhe Këshillit bashkiak drejtuar nga Kristian Gjidodaj u pritën nga Kryetari i Bashkisë Zagreb Milan Bandiç, i njohur si një mik dhe mbështetës i interesave të shqiptarëve jo vetëm në Kroaci por edhe më gjerë.
Takimi erdhi në kuadër të bashkëpunimit mes dy bashkive dhe krijimit të kushteve të binjakëzimit.Një mundësi bashkëpunimi mes dy palëve mbetet ajo e shkëmbimit të politikave lokale të zhvillimit të turizmit,e sidomos atij elitar,ku Kroacia njihet për zhvillim të vrullshëm të këtij sektori.
Delegacioni nga Lezha përcolli ftesën e kryebashkiakut Fran Frrokaj për kryetarin e Bashkisë Zagreb, Milan Mandiç për të marrë pjesë në ceremoninë festive që bashkia Lezhë do të organizojë më 2 Mars 2019,në përkujtim të 574-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës,ftesë së cilës bashkia Zagreb iu përgjigj pozitivisht, teksa Mandiç deklaroi se çdo shkëmbim përvoje është i mirëpritur.
Takimi është mbyllur me shkëmbimin e dhuratave simbolike me simbolet kombëtare të qyteteve respektive.
Në këtë takim mori pjesë edhe deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë Znj. Ermina Lekaj Prljaskaj si dhe drejtues të Ambasadës Shqpitare në Kroaci./a.a/ /a.g/