Categories Lajme

BIRN: Popullsia e Ballkanit në rënie, përveç Tiranës. Përmirësimi i jetës solli shtim popullsie

Në një shkrim të rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese BIRN, jepet alarmi se pothuajse të gjithë vendet e Ballkanit dhe një pjesë e vendeve të Europës kanë ulje të popullsisë. Kjo për shkak të disa faktorëve që ndikojnë, që nga emigrimi e ekonomia, e deri tek ulja e normës së lindshmërisë.

Por BIRN përjashton kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, për të cilin thekson se nëse do të kishte më shumë qytete të tilla, çdo gjë do të ishte ndryshe. Sipas BIRN, në Tiranë po punohet në çdo cep dhe kjo sjell përmirësim të standardit të jetesës e rrjedhimisht edhe shtim të popullsisë.

“Zonat rurale në disa shtete po zbrazen, por kjo do të thotë rritje për disa qytete të tjera, si Tirana. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, thotë se kryeqyteti po rritet me 25 000 persona në vit. Gjithashtu, Cluj në Transilvani, është një qytet që po përjeton një boom ekonomik. Njerëzit nga qytetet e tjera të Rumanisë apo edhe jashtë vendit po dynden për të shkuar atje.

Nëse rasti i qytetit të Cluj-it do të shumëfishohej dhe nëse do të bëhej më shumë punë për të rritur standardin e jetesës, ashtu siç po bëhet në Tiranë, situata do ishte shumë më ndryshe”, theksohet në shkrimin e BIRN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME