Categories Lajme

Birx: SHBA në një fazë të re të covid

SHBA-ja ka hyrë në një fazë të re të epidemisë së koronavirusit, tashmë përhapur gjerësisht në territorin amerikan, theksoi këshilltarja e specializuar e Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx. “Ne jemi në një fazë të re”, deklaroi Birx, që drejton grupin e punë të ngarkuar me virusin në presidencën amerikane.“Ajo që shohim sot është ndryshe nga marsi dhe prilli”, theksoi ajo për stacionin televiziv CNN duke  nënvizuar se masat e marra në përpjekje për të frenuar përhapjen kanë filluar të japin efekte. “Virusi është përhapur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është i pranishëm si në zonat rurale ashtu dhe ato urbane”, theksoi ajo duke paralajmëruar të gjithë ata që jetojnë në zonat rurale se nuk janë të mbrojtur kundër këtij virusi.

Respektimi i rregullave shëndetësore si mbajtja e maskës, masat e higjenës dhe distancimi social është vendimtar”, nënvizoi ajo SHBA-ja regjistroi dje 47 508 raste të reja me COVID-19 dhe 515 të vdekur lidhur me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Totali në vend ka arritur në 4,6 milionë raste me COVID-19 dhe 154 834 të vdekur, duke e kthyer në vendin më të prekur në botë nga pandemia e COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME