Categories Lajme

Bizneset në Durrës, për dyqanet e rrobave nuk ka punë

“Sot është dita e parë që e kam hapur. Nuk ka pasur blerje.” Ky dyqan veshjes në Durrës ka ngritur qepenat këtë të hënë por në ditën e parë të aktivitetit të tij të dhënat janë pesimiste. Nuk ka ende asnjë klient dhe pengesën e shohin edhe tek fashat e orarit. Përgjatë këtyre 40 ditëve është munduar që t’i përgjigjet klientëve edhe përmes shitjeve online, por kjo nuk e ka ndihmuar pasi qytetarët sot nuk ka mundësi të blejnë.

“Shqiptarët sot janë në gjendjen më të keqe të mundshme. Se si do shkojë ky muhabeti i blerjeve nuk e di”. Pronari na thotë se ky vit ka qënë shumë i vështirë për durrsakët. Goditjet kanë qenë fatale me tërmetin e 26 nëntorit e tashmë nga pandemia e Covid 19. “Shtëpia na u prish. Njeri s’po vjen të na e shikojë. Plus kjo e dyta që na ndodhi është shkatërrimtare fare”. Shtëpia ju shkatërrua nga tërmeti, sot jeton me qira, edhe ambientin e punës gjithashtu e ka marrë me qira. Fatuarat për muajin mars janë të rënda për të. Nuk ka mundur të përfitojë as pagesën e luftës bashkë me bashkëshortet dhe refuzimi në fakt është jo pak i çuditshëm. “Nuk e kam përfituar pagën e luftës pasi ka ndryshuar aty tek QKR sikur unë jam dyqan pijesh e ushqimesh”. Dhe në këto kushte kanë kërkesa të qarta edhe për qeverinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME