Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një komunikim me mediat ka reaguar lidhur me situatën e rëndë ekonomike të krijuar nga koronavirusi. Basha i bëri thirrje qeverisë, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, pasi koha nuk pret. Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se qeveria s’ka asnjë plan për përballimin e situatës nga COVID-19. “Qeveria nuk ka as plan dhe as strategji për përballimin e situatës. Qytetarëve iu kërkua që të qëndronin në shtëpi, dhe bizneset u mbyllën. Por nuk u ndihmuan. Pasi qeveria mori masa gjysmake. Bizneset po mbyllin mijëra vende pune, pasi nuk kanë mbështetje”, tha ndër të tjera Basha.
Categories
Lajme