Categories Lajme

Biznesmenët shqiptarë “lule dhe pica” për mjekët në Angli

Çdo të enjte në orën 18:00 miliona njerëz në Britaninë e Madhe dalin në dritare apo para shtëpive të tyre për të duartrokitur bluzat e bardha për punën që po bëjnë për të luftuar koronavirusin. Por dy biznese shqiptare kanë gjetur një tjetër mënyrë falenderimi, ku për t’i falenderuar u kanë dërguar atyre lule dhe pica. Një Studio Ligjore shqiptare e drejtuar nga Diamand Hidri dhe një sallon bukurie në pronësi të një çifti tjetër shqiptar Lana dhe Qemal Visha bashkë me stafin e tyre ishin dje në dy spitale ku i dhuruan personelit mjekësor disa buqeta me lule dhe pica.

Gjesti u bë për nder të mjekut shqiptar Altin Hoxha, i cili punonte në urgjencat e dy spitaleve të njohura në Londër në luftën kundër Covid-19. Hoxha pasi i ka falenderuar bashkatdhetarët për dhuratat dhe gjestin e tyre human tha se duke iu përkushtuar koronavirusit, ishin lënë pasdore sëmundjet e tjera. Duke bërë që pacientët e tjerë të kishin komplikacione. “Pikun e kemi kaluar dhe situata po përmirësohet, por që do të zgjasë gjatë, pasi edhe kur t’i kthehemi jetës normale duhet të ruajmë distancën,”-u tha doktor Altini të pranishmëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME