Categories Lajme

Biznesmeni dhe i ati humbën jetën njëri pas tjetrit, ish-deputeti nxjerr foton: Martaneshi në zi!

Këta që shihni në foto janë Zenel Gjoni dhe djali i tij Jashari, babë e bir, të cilët u ndanë nga jeta pak ditë më parë brenda pak orësh njëri nga tjetri. Ish-nënkryetari i LSI-së dhe ish-deputeti, aktualisht gazetari Luan Rama ka publikuar foton e tyre dhe një dedikim prekës, ku tregon edhe lidhjen e fortë që kishin me njëri-tjetrin babë e bir.

“Ata ishin babë e bir, por ishin po aq edhe shokë të mirë e krejt të veçantë me njëri-tjetrin. Ku ishte Zeneli, do të ishte medoemos edhe Jashari.
Nuk ndodhte kurrë të ishte njëri e të mungonte tjetri. Kështu edhe ikën, bashkë me njëri-tjetrin, babë e bir”, shkruan Luan Rama. Mësohet se pak ditë më parë, Jashar Gjoni humbi jetën si pasojë e një infarkti dh pak orë më vonë edhe babai i tij.

POSTIMI I PLOTE I LUAN RAMES

Ikën babë e bir: MARTANESHI NË ZI E rëndë! Dhe më shumë se e rëndë, e thekshme! E papërballueshme pesha e dhimbjes për ndarjen nga jeta brenda të njejtës ditë të Zenel Gjonit dhe djalit të tij, Jasharit. Ikën bashkë babë e bir.Kumti i kobshëm e mpiu Martaneshin tonë.Mali i dhimbjes na e pushtoi shpirtin, si për të na vënë në provë paanësinë e solidaritetit dhe të dashurisë që ne martaneshasit kemi për shoshoqnë, pavarësisht se ku gjendemi e nëse e njohim apo jo njëri-tjetrin nga afër.

Zenel Gjoni iu dedikua Martaneshit. I shërbeu pa asnjë rezervë, e deshi dhe punoi me përkushtim. Unë e kisha mik dhe ai më donte e respektonte siç ai dinte.
Nuk do ta harroj mirësinë dhe bujarinë e zemrës dhe të fjalës së tij.Jasharin, të birin, e kisha moshatar.
Punëtor dhe fisnik, përherë i qeshur, zemërmirë. Si i jati. Ata ishin babë e bir, por ishin po aq edhe shokë të mirë e krejt të veçantë me njëri-tjetrin. Ku ishte Zeneli, do të ishte medoemos edhe Jashari.
Nuk ndodhte kurrë të ishte njëri e të mungonte tjetri.

Kështu edhe ikën, bashkë me njëri-tjetrin, babë e bir. Ikën në tokën e Martaneshit që aq shumë e deshën dhe që i bënte krenarë.Ikën për të na lënë pas dhimbjen e thekshme, mungesën që do të na dhembë të gjithëve. Iu ndrittë shpirti!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME