Categories Lajme

Biznesmeni italian fshihej në Vlorë, shtirej si një shkrimtar me emrin Cristiano

Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, i ka gënjyer të gjithë. Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje. Këto janë pamjet e vëna në dispozicion të Top Channel nga gazetarët e gazetës “La nazione” në Itali.

Por në të vërtetë Davide Pecorelli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë. Me miq që e mirëprisnin, me raki, ushqime biseda të gjata për futbollin. Në muajin Mars, ai u është prezantuar atyre me emrin Kristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar në Vlorë. Këto janë foto ekskluzive që Top Channel ka zbuluar në qytetin e Vlorës.

Pecorelli me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet e Vlorës. Kjo është foto nga një prej pasditeve me bisedat e gjata me shumë raki dhe rrëfime ndërsa bënte plane edhe të udhëtonte me ekipin e flamurtarit në Parga në Greqi për një ndeshje miqësore.

Davide Pecorelli kishte qëndruar aq gjatë në Shqipëri sa kishte mësuar shqip, në kohën kur kërkohej si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Ky është pallati ku Pecorelli jetonte nën emrin Kristiano. Çdo dite shëtiste ne Lungomare, luante futboll ne fushat e sportit dhe bënte plazh.

Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.

Në Pukë, në makinën e marrë prej tij me qera u gjetën mbetje të një njeriu dhe prokuroria shqiptare pritet ta vendosë nën akuzë për shkatërrim prone deri edhe zhvarrosje.

Ndërkohë mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë pasur më 12 shtator, kur Davide Pecoreli nën emrin Cristiano po bënte foto dokumentesh.

Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qejf rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e Konte Montekristos./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME