Categories Lajme

Biznesmeni merrte paralajmërime, telefoni i regjistruar në emrin e një gruaje nga Librazhdi

Paralajmërimi i një biznesmeni në Tiranë nëpërmjet telefonit ka rezultuar i vështirë për tu zbuluar nga prokuroria, që i ktheu fashikujt pas dhe ja dorëzoi policisë për veprime të tjera shtesë. Siç thotë një burim i Top Channel biznesmeni me inicialet A.L u kanos dhe është telefonuar pareshtur gjatë nga muaji nëntor 2019 deri në janar 2020.

Përmbajtja e mesazheve që personat e paidentifikuar i dërgonin sipërmarrësit në fushën e tregtisë ishin paralajmërime për zhdukjen e familjes së tij. në një rast sipas dosjes që Top Channel disponon A. L u kërcënua se veç familjes në fund do ta vrisnin edhe atë, nëse ai nuk e mbyllte biznesin.

‘Vazhdimisht më kërcënojnë se do më rrëmbejnë fëmijët nga shkolla se do më zhdukin mua dhe familjen dhe të gjitha këto kanë vetëm një synim, që unë të mbyll aktivitetin tregtar” këmbënguli biznesmeni i cili vuri në dispozicion të akuzës edhe telefonin. sipas rrëfimit të tij në prokurori , zëri i kërcënuesit i përkiste një burri që fliste me dialekt.

Sipas burimeve telefonatat kryheshin nga një numër privat i paidentifikuar, i cili në fund të ditës i raportonte biznesmenit të gjitha lëvizjet e anëtarëve të familjes së tij, dhe rrezikun që u kanosej atyre në rast se ai nuk plotësonte kërkesën për mbylljen e biznesit .

Burimet zyrtare të Top Channel thonë se pas hetimeve të nisura dhe letërkëmbimit me kompanitë celulare, prokurorët arritën të zbulojnë se numri ishte i regjistruar nën emrin e një gruaje nga Librazhdi me inicialet M. Kashiku e cila jeton në Durrës.

Por nga hetimet rezultoi se ky numër telefoni ishte blerë në tregun e zi , sipas një skeme të përdorur edhe më herët për ngjarje të rënda, ku pas vjedhjes së një numri kriminelë të ndryshëm e përdorin për kërcënime dhe vendosje gjobash pa u ekspozuar. në përfundim për të hetuar se kush qëndron pas KËRCËNIMIT të A. L, prokuroria urdhëron policinë që të veprojë në rrugë operative për të zbuluar autorët , duke i lënë një sërë detyrash që duhet të plotësohen brenda pak javësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME