Categories Lajme

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë

Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës. Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit. Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë- Një

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se ‘’Dega e re në Vlorë përfaqëson më shumë se një investim në infrastrukturë; ajo pasqyron premtimin tonë për t’u rritur krah për krah me klientët dhe komunitetet tona, për të ndërthurur traditën me inovacionin dhe për të vazhduar të shërbejmë me përsosmëri edhe për njëqind vitet e ardhshme. Ambientet janë ridizenjuar për të krijuar një hapësirë mikpritëse, ku çdo vizitë kthehet në një eksperiencë të këndshme dhe efikase. Teknologjia moderne, shërbimet e automatizuara dhe ndihma profesionale e stafit janë harmonizuar për të siguruar që çdo klient të marrë shërbim të personalizuar dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen me njerëzit që na besojnë prej dekadash, duke vendosur kujdesin ndaj klientit në qendër të çdo nisme’’.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë- Një

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil tha se me degën e Vlorës, përfundon edhe procesi i restaurimit të të gjithë ndërtesave të degëve historike të bankës në qytetet Durrës, Elbasan Korçë dhe Vlorë. një investim i rëndësishëm për të rikthyer shkëlqimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e restarurimit dhe rinovimit të tyre jo vetëm për t’u shërbyer klientëve të bankës por edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtyre ndërtesave që janë pjesë e identitetit të qyteteve ku ndodhen.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë të biznesit, klientë si edhe drejtues të lartë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Çalik Holding, Z. Mustafa Aksoy.

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë- Një

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Vlorës dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike si një simbol i gjallë i trashëgimisë dhe rrënjëve të forta të institucionit.

Dega e Vlorës i bashkohet 30 degëve të tjera të BKT ku është implementuar një model i ri shërbimi, që ofron më shumë lehtësi, qasje më të shpejtë, procese të thjeshtuara dhe zgjidhje të personalizuara nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe infrastrukturë dixhitale e standardeve më të larta. Ky transformim përfaqëson filozofinë e BKT-së për të qenë gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar një eksperiencë bankare që kombinon përkushtimin njerëzor me teknologjinë më të avancuar.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seanca paraprake për Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim! Kërkon njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit

Mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, ose…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME