Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë misterioze, teksa trupat e tyre u gjetën të pajetë në banesë, pasi nuk po përgjigjeshin prej gati një jave. 

Një grua 55-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 58-vjeçar u gjetën të vdekur në rrugën “Arda”, në Aleksandropolis të Greqisë. Sipas informacioneve, çifti kishte vdekur që nga e hëna dhe askush nuk e kishte vënë re. 

Të afërmit e tyre, të shqetësuar sepse nuk kishin mundur t’i kontaktonin për disa ditë, vendosën të shkonin në shtëpi. Pasi trokitën në derë dhe nuk morën përgjigje, ata njoftuan policinë. 

Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, e gjetën çiftin të vdekur në shtratin e tyre. 

Vlerësimet fillestare sugjerojnë se dy personat vdiqën nga tymi i një gjeneratori me benzinë, të cilin me sa duket e përdorën për energji. Pajisja ndodhej në një dhomë ngjitur, gjë që përforcon mundësinë që dy personat të kenë vdekur në gjumë. 

Por shkaqet e sakta të vdekjes do të sqarohen pas ekzaminimeve të nevojshme dhe raportit mjeko-ligjor. Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë, pasi dyshohet se mund të ketë edhe faktorë të tjerë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME