Categories Lajme

“Bled Toçi të q* motrën”/ Kër.cënuan me kall.ash efektivin, zbulohet miku i Dritan Haxhollit, ja deklarata sho.kuese

Agim Celhyka është personi që shfaqet në një video të regjistruar nga 42-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vr.arë në ko.nfliktin e ar.matosur me 37-vjeçarin Bledar Toçi, mesnatën e 9 tetorit në shtëpinë e Marsida Qatjas, në Kavajë.

Pas publikimit të kësaj videoje, Prokuroria kërkoi menjëherë arr.estimin e këtij shtetasi nën akuzën për “Moskallëzim kr.imi” parashikuar nga neni 300 i kodit penal, pasi nga Prokuroria e Rrethit Kavajë ai u konsiderua si person që mund të kishte dijeni për konfliktin dhe arsyet e tij, në atë që më pas rezultoi fata.le për shokun e tij, Dritan Haxholli.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se menjëherë pas lëshimit të flet arrestit, Policia e Kavajës bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Pas kryerjes së procedurave dhe mbledhjes së provave Gjykata e Kavajës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Të njëjtat burime thanë për “BalkanWeb” se në dëshminë e tij në prokurori, Dritan Haxholli pranoi se ai ishte personi që shfaqej në video, por se ai vetë nuk ka pasur asnjëherë probleme me Bledar Toçi, emrin e personit që ai e përmend dhe kër.cënon me një armë tip kallashnikov në dorë, që dyshohet të jetë e Dritan Haxhollit.

“Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit “, mësohet të ketë thënë Agim Çelhyka në prokurori.

Por gjatë seancës kundër tij në sallën e gjyqit, Agim Çelhyka ka shprehur pendesë për fjalët e thëna në drejtim të Bledar Toçit dhe familjes së tij.

“Unë e njoh edhe Bledar Toçin. Më vjen keq që ajo video është bërë publike. Unë ju kërkoj falje familjarëve të tij për ato fjalët që kam thënë.”

Ekskluzive/ “Do të q… motra” me kallash në dorë, Dritani video-mesazh kërcënues Bledar Toçit një ditë para vrasjes on Vidnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME