Categories Lajme

Bledi Çuçi ministri i ri i Brendshëm, emri tek Meta. “Bujqësia” në duart e Milva Ikonomit

Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, funksion të cilin do ta mbajë deri në 25 prill. Kryeministrit Edi Rama ju deshën 6 ditë për t’u bindur që Çuçi është emri i duhur për të zëvendësuar Sandër Lleshajn. Me anë të një statusi në twitter kreu i qeverisë njoftoi këtë të mërkurë, 16 dhjetor 2020, do t’i kërkojë firmën e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Blendi Çuçit në krye të këtij dikasteri.“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter.

Më herët Çuçi ka mbajtur postin ministrit të Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor. Ndërkohë dy vitet e fundit ka drejtuar ministrinë e Bujqësisë. Vendin e Çuçit në këtë dikaster Edi Rama ia ka besuar Milva Ikonomit, e cila ka qenë edhe më parë pjesë e kabinetit Rama si ministre e Ekonomisë. aktualisht ajo është deputete e qarkut të Durrësit.

Për të dy ministrat e rinj Edi Rama duhet të kalojë nga Presidentit Ilir Meta, pavarësisht se Çuçi dhe Ikonomi janë të dy deputetë të PS, si dhe kanë mbajtur poste ministrore. Madje ministri i ri Brendshëm, në janar të 2011 e ka marrë një dekret nga ana e Kreut të Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME