Categories Lajme

Blendi Fevziu hap arkivën dhe nxjerr fotot e vjetra të “Sarajeve”: Ja si dukej në 1920 kur u vendos Legata Amerikane (FOTO)

Gazetari Blendi Fevziu hap arkivën e tij dhe nxjerr foto të vjetra të “Sarajeve”, ndërtesa që iu vu flaka në mënyrë të qëllimshme mbrëmë natën. Sipas Fevziut kjo ndërtesë ka vlera të mëdha historike pasi është ndër 10 ndërtesat më të vjetra në vend.

Blendi Fevziu shkruan: Godina e njohur si Sarajet, në qendër të Tiranës, është nje nga 10 godinat me te vjetra dhe padyshim nder më të  rendesishmet ne Kryeqytet dhe në Shqiperi. Mendohet se është ndërtuar ne vitet 1830 – 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 – 1862), djali i Kapllan Pashe Toptanit, varri i të cilit ndodhet ne qender te qytetit. Abdi beu ishte martuar me vajzën e Bushatllinjvete Shkodres.

Sarajet kanë arkitekture tipike orientale dhe gati 32 dhoma. Aty lindi, u rri dhe nderroi jete Abdi Bej Toptani, nipi, luftetar antiosman, firmetar i Deklarates se Pavaresise ne Vlore, Ministri i Pare i Financave ne historine e shtetit shqiptar, ne qeverine e Ismail Qemalit dhe anetar i Keshillit te Nalte ne vitet 1920 – 1922.

Aty u vendos Ambasada e pare e SHBA ne vitet 1925 – 1929. Me poshte po postoj dy foto te vitit 1920 per te pare si dukej nga jashte dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto te zjarrit te mbremshem. Djegia e saj do ishte nje katastrofe per trashegimine kulturore dhe historike te Tiranes e gjithe Shqiperise.

Djegia apo shkaërrimi natën është një nga metodat e zakonshme për të nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures. Stambolli i vjetër që e vuajti këtë metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture. Tirana ka pësuar mjaft shkatërrime të monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME