Categories Lajme

Blendi Teta mohon pjesëmarrjen në vrasjen e Malkos: Ervis Martinaj më mori peng pas ngjarjes

Blendi Teta, një prej të dënuarve si pjesëmarrës në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, dëshmoi në gjyq në procesin kundër vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka, duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Në të njëjtin proces po gjykohen në mungesë edhe Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj.

Teta mohoi të kishte marrë pjesë bashkë të tjerët në vrasje, por pranon se ka qenë në drekën pas të cilës SPAK thotë se është finalizuar plani për vrasjen e Malkos.

“Unë nuk e kam njohur Santiago Malkon dhe nuk kam lidhje me vrasjen e tij. Atë ditë unë kam qenë për një drekë në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së lotove të vëllezërve Duka për Tiranën. Në drekë isha me Leonard dhe Elis Dukën, Fatmir Hysenin, Oltion Logun, Aleksandër Manxhakun, të gjithë ishim menaxher për qarqe të ndryshme të lojrave të fatit. Nga dreka jam larguar rreth orës 19:45”.

Para Gjykatës, Blendi Teta, gjithashtu ka treguar se pas ngjarjes, është marr peng nga Ervis Martinaj që I ka kërkuar vendndodhjen e dy vëllezërve Duka.

“Më kërcënoi dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas nën kërcënimin e armës më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne  të tregoja se kush ishte i përfshirë në vrasjen e Malkos dhe se ku rrinin vëllezërit Duka. U kam thënë se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin”.

Për vrasjen e ish policit Santiago Malko është dënuar Blendi Teta si bashkëpunëtor me 25 vite burg dhe 28 vite burg Ilir Selmani. Vendimet janë lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME