Antonio Riela, 47-vjeçari italian që ishte një ndër blerësit e lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria prej vëllezërve Habilaj, ka dhënë të tjera dëshmi në gjykatë.
Media italiane Meridionews ka publikuar detaje të reja lidhur me personat që janë në gjykim në Itali për dosjen e Habilajve.
Riela, duke folur për gjyqtarin e çështjes, ka hezituar të tregojë emrin e pronarit të depos ku ruhej droga në Katania. Duke dhënë detaje për mënyrën sesi e njihte Moisi Hablajn, Riela tha se ai mbrohej nga një person i fuqishëm dhe me mjaft pushtet në Shqipëri.
“Moisi Habilaj më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, i cili e lejonte atë që të transportonte sasi të mëdha të marijuanës,” ka thënë 47-vjeçari në Gjykatë.
“Ai më tha edhe emrin e këtij personi, por tani nuk më kujtohet”, ka shtuar më tej Riela në përballjen me gjykatësin Andrea Bonomo.
Ndërkaq, duke u ndaluar në blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.
“Unë shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, në një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se ata do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë dhe bizhuteritë. Ishte dhjetor 2013”, është shprehur ai.