Categories Lajme

Situata e paprecedentë: Automjetet e palicensuara konkurrojnë automjetet e licensuara në Fier

Automjetet private, të palicensuara, po shfrytëzojnë hapësirat publike për të transportuar pasagjerë brenda qytetit të Fierit, ndërkohë që furgonat dhe autobusët e licencuar po mbeten të bllokuar në terminale, pa udhëtarë. Kjo situatë ka krijuar shqetësime të shumta për shoferët e linjës Fier – Ballsh, të cilët kanë bërë denoncime në emisionin “Fiks Fare”.

Ata kanë thënë se pranë Poliklinikës së Fierit janë krijuar stacione të paligjshme ku automjete me targa të verdha dhe të bardha po marrin pasagjerë për në Ballsh, duke konkuruar kështu direkt me linjat e licencuara. Shoferët janë ankuar se këto automjete u ofrojnë pasagjerëve çmim të njëjtë me të licencuarit, por pa i paguar taksat dhe detyrimet përkatëse.

“Është hapur një stacion i dytë ilegal që na ka lënë pa punë. Makinat private marrin pasagjerë dhe ne, edhe pse paguajmë taksa dhe kemi terminalin tonë, nuk mund të lëvizim lirisht në qytet,” shprehen shoferët. Ata shtojnë se gjithsej janë rreth 6 autobuza të licencuar që bëjnë linjën Fier-Ballsh dhe Ballsh-Fier, por shumë pasagjerë tashmë po zgjedhin makinat private që operojnë jashtë ligjit.

Një shofer tjetër thekson se këto automjete që punojnë në të zezë marrin më shumë pasagjerë nga sa është kapaciteti i tyre, duke konkurruar drejtpërdrejt me autobusët që respektojnë rregullat e qarkullimit. “Nëse ne kapim më shumë pasagjerë se kapaciteti, na gjobisin, ndërsa ata që përdorin makina të palicensuara nuk ndalohen nga askush,” shpjegon ai.

Fiks Fare ka vizituar vendin ku ndodhin këto shkelje, dhe ka parë disa automjete të palicensuara që ishin parkur aty, disa prej të cilave kishin modifikuar mjetet duke shtuar vende të tjera për pasagjerë. Edhe pse vendi ka tabela të qarta ndalim qëndrimi, ato makina kanë zënë vendet e parkuara për ata me aftësi të kufizuara, duke i shfrytëzuar ato për biznesin e transportit të pasagjerëve.

Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me Policinë Bashkiake të Fierit, të cilët u shprehën të painformuar për situatën, por premtuan se do të dërgonin një patrullë. Pas më shumë se 20 minutash pritje dhe pa asnjë patrullë, ata kontaktojnë Policinë Rrugore, e cila gjithashtu premtoi se do të ndërhynte.

Në një përgjigje për Fiks Fare, Policia Bashkiake e Fierit mohoi çdo përgjegjësi për këtë çështje, duke theksuar se kanë vendosur tabela ndalimi në atë zonë dhe se çdo shkelje e këtyre tabelave është një çështje që duhet trajtuar nga Policia e Qarkullimit Rrugor. Sipas tyre, këto automjete që shkelin ndalimin janë nën kompetencën e policisë rrugore, e cila është përgjegjëse për dhënien e dënimeve.

Në përfundim, Policia Bashkiake e Fierit ka shpërndarë përgjegjësinë, duke thënë se detyra e saj mbaron me vendosjen e tabelave të ndalim- qëndrimit, ndërkohë që Policia Rrugore është ajo që duhet të veprojë ndaj shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me kokainë dhe shishe me verë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit

Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Gjatë kontrollit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dobra u vra për prishje të pazareve të drogës në Gjermani? Babai i 23-vjeçarit: Ja çfarë më tha në bisedën e fundit

Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës të vrarë mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat, u shpreh se është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit, pranga 22-vjeçarit në Sarandë

Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë. Gjyshi i të ndjerës: Thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia!

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim…

LEXO ME SHUME