Dietologia Blerina Bombaj përgënjeshtron veten në lidhje me lajmin e vdekjes së një fëmije pasditen e djeshme në Domje të Tiranës. Më herët ajo shkroi se në njoftimin e policisë thuhej se viktima ishte 16-vjeç, por sipas saj familjen e të miturit e njeh dhe se viktima ishte vetëm 13-vjeç. Ajo shprehej se makina që aksidentoi fëmijën me biçikletë u largua nga vendi i ngjarjes.
“Djali ka nderruar jete ne moment, dje rreth ores 10.30. Eshte derguar ne spital nga kalimtare, pasi makina eshte larguar, dhe prinderit e kane marre vesh ne mbasdite vone, duke menduar se femija ishte ne shkolle. Jam thellesisht e trishtuar, nuk gjej fjale ngushellimi! Por dua tju bej thirrje prinderve, mos ju jepni bicikleta femijeve ne kete vend te papergjegjshmish!”, shkroi dietologia paraditen e sotme. Ndërsa pasdite ajo del me një tjetër version. Ajo shkruan se Orkido ishte 16- vjeç, duke hedhur poshtë versionin e paradites se ishte 13. “Teksa u ktheva ne Domje pas pune, pashe lajmerimin per Orkidon, dhe me pershkoi serish nje trishtim i thelle. Gjate dites u informova me mire per cfare ndodhi dhe e ndiej te nevojshme ta ndaj me ju, per te mos i hyre ne hak askujt.
Orkido ishte 16 vjec, dhe dje paradite ka qene duke shetitur me bicikleten e tij rrugeve te fshatit, pasi shkollen e kish mbasdite. Duke dale ne rruge kryesore, ka ndodhur perplasja fatale qe rezultoi ne nje fatkeqesi pa kthim per 2 familje, njeren qe humbi birin e vet, dhe tjetren qe u shenjua nga kjo humbje përjetë”, shkruan Bombaj. Po ashtu ajo shkruan se në timon ka qenë një djalë i ri dhe ai ka qëndruar në vend madje ka kaluar në situatë shoku. “Ne makinen qe perplasi Orkidon kane qene shoferi, nje djale i ri i cili qendroi ne vend dhe kaloi ne shok, motra dhe nena e tij e cila e shoqeroi trupin e djalit ne ambulance per ne spital. Askush nuk arriti ta njohe Orkidon dhe per kete arsye prinderit jane informuar vone pasdite.
Shume njerez thone se ai fragment i rruges eshte shume i rrezikshem per shkak te mungeses se sinjalistikes dhe shikueshmerise. Sot, gjithe burrat e fshatit Domje kane percjelle ne varreza nje djale te ri. Kjo fatkeqsi qe ka rene mbi te dy djemte dhe familjet e tyre, mund ti ndodhe gjithkujt prej nesh. Mjafton nje sekonde per te permbysur gjithcka. Prandaj duhet te jemi te vemendshem cdo sekonde. E keqja behet vetem nje here dhe nuk te pyet! I lutem Zotit per Orkidon, te prehet ne paqe, dhe per nenen e tij ne vecanti, per te cilen nuk gjej dot fjale ngushellimi!”, shkruan Bombaj.