Categories Lajme

Blerja e mjeteve/ Ja makinat që nuk do futen dot në Shqipëri nga 1 Janari

Nga 1 janari të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 do të ndalohet të importohen në Shqipëri. Pavarësisht shtyrjes së afatit me 10 muaj nga vendimi fillestar i qeverisë, të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se numri i makinave që plotësojnë këtë normë të regjistruara për herë të parë në vend është rritur me 47%.

Megjithatë, sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi duhen shtuar masat për të reduktuar ndotjen dhe trafikun. “Ka ardhur koha që ta reduktojmë gjithnjë e më shumë numrin e makinave të dala jashtë standardeve, që tashmë BE gjithnjë e më shumë nuk i pranon. Duhet të bëjmë edhe më shumë. Rritja e cilësisë së kontrollit të automjeteve dhe reduktimit gjithnjë e më shumë i makinave”, tha Klosi.

Tregu i makinave ndërkohë vijon të jetë i orientuar tek makinat e përdorura. Shoqata e Prodhuesve Botërorë të Automjeteve tregon se vitin e kaluar në Shqipëri u shitën vetëm 2448 makina me zero kilometra. Sipas ministrit Klosi, koncesionarët kanë për detyrë të bëhen më të përballueshëm për konsumatorët.

“Koncesionarët duhet të krijojnë më tepër garanci në treg dhe njerëzit e dinë të mirën dhe të largohen nga makinat e vjetra”, tha ministri. Nga ana e tyre kompanitë koncesionare deklarojnë se çmimet diktohen nga kërkesa dhe për këtë arsye kërkojnë incentiva nga shteti, si reduktimi i kostove të regjistrimit dhe taksave vjetore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME