Categories Lajme

Blindi ‘G Class’ me targa ruse i përmbysur/ U dyshua se autori u ‘zhduk’, policia jep detajet: Ja kush është dhe ku ndodhet

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e ish-Sheshit Shqiponja. Policia e Shtetit njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00. Automjeti i blinduar tip ‘Mercedes Benz G Class’ në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes drejtuesi nuk u gjet aty kjo ngriti dyshime se ai mund të ishte një person i rrezikshëm ose i shpallur në kërkim. Por më pas është njoftuar se drejtues i mjetit G Class është një 34-vjeçar E.D., banues në Shkodër. Ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet e saktë arsyeja që ky person lëvizte me një automjet të blinduar e me targa ruse që vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh.

Ndërkohë me anë të një kërkimi të thjesht, Shqiptarja.com, mëson se të njëjtat targa ‘H 001 CH/199’ ekzistojnë edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme, ku njëra prej tyre u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidenti në Tiranë. Sipas faqes në interent fotot janë bërë para 4 vitesh dhe se fundmi para 9 muajsh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME