Categories Lajme

Bllokimi i velierës në Vlorë, flet rusi: U detyruam të ndalojmë prej motit të keq

Ai shprehet se është futur në gjirin e Vlorës për shkak të stuhisë dhe motit të keq që i ka zënë në det.Ka lajmëruar disa ditë më parë që do preki tokën shqipëtare dhe në momentin e stuhisë thjesht është futur në portin e Vlorës dhe ka bërë njoftimet përkatëse mëngjesin e nesërm kur mbaroj stuhia. Më pas në barkën e tij erdhi policia kufitare teksa po kryente ekzaminimet përkatëse i sekuestruan dhe bllokuan varkën.

Në dëshminë e tij në polici ka thënë se ka pasur gjithashtu krahas motit të keq edhe problemin e mungesës së karburantit.Tashmë po qëndron në Triport të Vlorës teksa shprehet se kapiteneria dhe policia kufitare ka kryer ekzaminimet përkatëse ne varkën e tij. Ai hedh posht akuzat se merret me kontrabant madje shprehet se policia ka kontrolluar gjithcka dhe nuk ka gjetur asnjë provë në varkë.

Gjithashtu nuk është informuar aspak se policia shqiptare ka kërkuar informacion mbi ekuipazhin në interpol. Shprehet se janë katër persona në bord dy shtetas rusë dhe dy ukrainas teksa kanë dy ditë tashmë në Vlorë. Është hera e dytë qe vjen në Shqipëri dhe pavarësisht gabimit që sipas tij ka ndodhur këtë rradhë do të rikthehet sërisht në vendin tonë.I pëlqen Vlora shumë teksa sqaron se janë nisur nga Turqia për në Malin e zi kur i ka kap stuhia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME