Categories Lajme

Bllokohen 14 mjete lundruese në Vlorë dhe Ksamil, gjobiten drejtuesit e tyre

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar 17 mjete lundruese si dhe ka ndëshkuar drejtuesit e tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Vlorës/ Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Masa të shtuara kontrolli për mjetet lundruese, për ato që cenojnë perimetrin e sigurisë ujore duke rrezikuar jetën e plazhistëve, të atyre që transportojnë persona mbi kapacitetin e lejuar apo që lundrojnë në det dhe kryejnë aktivitetin e argëtimit me mjete lundruese Jet Ski të papajisur me dokumentacion.

Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 5 Jet Ski, 3 gomone dhe 6 skafe.

6 mjete lundruese, nga të cilat 2 Jet Ski, 3 gomone dhe 1 skaf, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Jalë dhe Vlorë. Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.

Drejtuesi i 1 mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 200 000 lekë të rinj, ndërsa drejtuesi i 1 tjetër mjeti lundrues skaf është ndëshkuar me masën 80 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë dhe transport të qytetarëve mbi kapacitetin e lejuar.

6 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski dhe 3 skafe, u bllokuan dhe secili nga pronarët e mjeteve lundruese u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.

Po si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, vetëm gjatë muajit korrik, ka bllokuar 81 mjete lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme dhe në cenim të sigurisë së plazhistëve, si dhe ka ndëshkuar pronarët e tyre, me masa administrative, sipas ligjit, për shkeljet e konstatuara.

Nga këto, 7 masa administrative janë vendosur në bazë të ligjit Nr. 43 të vitit 2020 “Për turizimin detar”, neni 24, germa ç “Ushtrimi i veprimtarisë së operatorit detar të turizimit pa licencë, certifikatën përkatëse sipas nenit 5 të këtij ligji”, me vlerë totale 700 000 lekë.

Sqarojmë se bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe në bashkëpunim me institucionet Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit Tiranë, jane ushtruar kontrolle për operatoret të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe nuk disponojnë certifikimin përkatës të mësipërm si operator i turizmit detar, pasi ata nuk duhet të lejohen nga strukturat e Policisë Kufitare të ushtrojë veprimtari pa përmbushur detyrimet ligjore, duke bërë në këtë mënyrë dhe ndarjen me qytetarët që kanë një mjet lundrues për përdorim personal për qëllime turizmi dhe që lejohet të lundrojnë në zonën ujore, por pa prekur zonën e notimit.

Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre subjekteve, Policia Kufitare dhe Migracionit ka marrë kontakt me pronarët dhe administratorët, të cilëve iu është sqaruar kuadri ligjor që rregullon zhvillimin e aktivitetit të turizimit detar.

Policia Kufitare dhe Migracionit është e vendosur për të kontrolluar subjektet që ushtrojnë aktivitetin në hapësirën detare, për të transportuar pushues/turistë në vendet e atraksionet turistike detare, si dhe për të ndëshkuar subjektet që nuk janë certifikuar si operatorë turistik detar, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe në përmbushje të detyrës së saj nuk do të stepet nga presionet në forma të ndryshme të pronarëve të mjeteve lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë ndëshkuar sipas ligjit.

Sjellim në vëmendje për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, ftojmë qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME