Categories Lajme

Bllokohen 2 mjete lundrimi te “3 ishujt” në Ksamil, gjobë 100 mijë lekë secila

Policia e Sarandës ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e 2 mjeteve lundruese që u gjendën në zonën “Tre Ishujt” në Ksamil, pa çertifikatë të operatorit turistik.

Pas denoncimit në media, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë, gjatë kontrollit në terren dhe verifikimit, kanë konstatuar se dy mjetet lundruese, njëra gomone në pronësi të shtetasit E. M., dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., qarkullonin pa çertifikatën e operatorit turistik.

“Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Vlorës.

“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë siguron qytetarët dhe turistët se do të vijojë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e turizmit detar.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo veprim të paligjshëm që cenon sigurinë në zonat kufitare, përmes numrit 112”, përfundon komunikata e drejtorisë së policisë Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME