Vijon kontrolli dhe ndalimi i hedhjes në treg i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike. Policia informon se gjatë javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. “Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës” informon policia e shtetit.
Categories
Lajme