Categories Sport

Luftëtari e Flamurtari drejt rënies nga kategoria, Duka: Po përballen me dy problematika

Dy fazat e para të Kategorisë Superiore kanë treguar shumë për gjendjen sportive të 10 skuadrave konkurente. Distanca për zonën Europiane dhe gara për titull është mjaft e luftuar, teksa “zona frigorifer” duket se është vendosur tashmë. Luftëtari dhe Flamurtari mbyllin klasifikimin, çka i afron akoma dhe më shumë me zbritjen një kategori më poshtë.

Situatë që sipas presidentit të FSHF, Armand Duka vjen për shkak të problemeve me përmbushjen e kritereve të liçensimit dhe financave. Në intervistën për “Ora Sport” në Rtv Ora, Duka tha:

“Liçensimi nuk është ai që përcakton nëse do të jesh i pari apo i fundit. Këto dy skuadra (Flamurtari, Luftëtari) kanë probleme të përmbushjes së kritereve të liçensimit dhe financiare. Nuk ka të bëj me pritshmërinë e shëndetit financiar. Por, pak a shumë të detyrimeve, atyre që parashikon. Në të njëjtat kushte ka qënë edhe Vllaznia dhe Tirana, por që në fakt po bëjnë mirë në kampionat. FSHF nuk ka përgjegjësi për atë çfarë ndodh në futboll. FSHF ka detyrën dhe përgjegjësinë për t’i ndihmuar, por nuk mund të jetë determinant në performancën e një skuadre dhe organizimin e një klubi. Duhet që klubi të jetë vetë i organizuar, duhet të ketë financat e shëndosha dhe të krijojë të ardhura. FSHF është një nga ato që merr dhe ndërto shumë projekte për të ndihmuar teknikisht, financiarisht, nga pikëpamja e infrastrukturës, por janë klubet ato që duhet ta tërheqin atë që ia ofron Federata,“-deklaroi Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME