Categories Lajme

Bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil dhe Llaman! Gjobiten me nga 10 mijë lekë drejtuesit

Dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia në plazhet e Ksamilit dhe Llamanit. Një gomone është bllokuar në Ksamil, pasi rezultonte pa dokumentet përkatëse.

Ndërsa një mjet lundrues tip skaf, është bllokuar në Llaman, sërish pa dokumentet përkatëse.

Sipas policisë së Vlorës, dy drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me nga 10 mijë lekë,

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Bllokohen 2 mjete lundruese, në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit. Ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë të rinj, secili prej drejtuesve të mjeteve lundruese.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin K. P., banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P, banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, të dy drejtuesit e mjeteve lundruese, shtetasit K. P dhe R. P, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, për mungesë dokumentacioni (në bord).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME