Categories Lajme

Bllokohen tre kamionë me dru, shoqërohen në Polici disa persona

Tre kamiona që transportonin 70 m3 dru janë bllokuar gjatë natës së djeshme në zonën e Elbasanit. Aksioni është kryer nga Policia Pyejore në bashkëpunim me  Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe për pasojë janë proceduar  penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, dhe ” Fshehje e tê ardhurave” shtetasit:

M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion.

A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.

D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion.

A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan, njofton Policia.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vendin e quajtur “Guri Kopil” të Njësisë Administrative Zavalinë, Elbasan, janë konstatuar se kishin kryer prerje të paligjshme të pyjeve dhe kishin ngarkuar dru në atutomjetet e tyre tip kamion, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni vijon.

Kujtojmë se prej kohësh, anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar me foto shkatërrimin e pyjeve në zonën e Librazhdit për shkak të prerjeve pa kriter të pemëve duke hedhur akuza të drejpërdrejta mbi deputetin Taulant Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME