Categories Lajme

Bllokohet 1 automjet që transportonte dru të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet drejtuesi

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia e Beratit 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

NJOFTIMI I PLOTE Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Tërpan-Zhitom, një mjet që transportonte lëndë drusore. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M. ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Drejtuesin e mjetit, shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Zhitom, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim S. Z., 42 vjeç, banues në Poliçan. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 2 muaj b urg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit për Qarkullimit Rrugor u bë ar restimi në flagrancë i shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME