Categories Lajme

Bllokohet Morina, fluks në dy anët e doganës

Pika e përbashkët kufitare në Morinë është përballur me një fluks të lartë mjetesh në dy anët e saj. Qindra automjete kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë por edhe anasjelltas në drejtim të Kosovës. Lëvizja e mjeteve ka hasur vështirësi në urën mbi lumin Drin në hyrje të qytetit të Kukësit, për shkak se rruga aty ngushtohet. Policia ndihmoi lëvizjen e mjeteve. Trafiku i rënduar ka zbritur në këto momente në dalje te qytetit të Vlorës.

Policitë e të dyja vendeve herë pas here u është dashur të lejojnë kalimet e lira të mjeteve për të shmangur radhët e gjata. Gjashtë sportele të Kosovës dhe tetë sportele të Shqipërisë nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment. Madje për disa kohë janë përdorur edhe sportelet e destinuara për autobusët dhe mjetet e transportit janë vënë në shërbim të qytetarëve. Kjo periudhë Gushti shënohet si periudha me fluksin më të lartë përgjatë gjithë sezonit turistik.

Kujtojmë se dy ditë me radhë, në fillim të kësaj jave, pati fluks të jashtëzakonshëm jo vetëm në pikën kufitare por edhe në Rrugën e Kombit duke krijuar radhë kilometrike për orë të tëra. Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në rrugën e kombit.

Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes. Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME