Categories Lajme

Bllokohet peshkarexha me 30 mijë litra naftë në Durrës, arrestohen dy vëllezër

Një peshkarexhë me një sasi rreth 30 mijë litra naftë u bllokua mëngjesin e të mërkurës në Portin e Durrësit, për verifikim, pasi dyshohej se nafta ishte e kontrabanduar.

Peshkarexha mësohet se i përket dy vëllezërve me banim në Durrës. Ata kanë paraqitur dokumentet dhe faturat që sipas tyre tregojnë se naftën e kanë blerë konform rregullave.

Por pas verifikimeve blutë kanë arrestuar dy vëllezërit, nën dyshimet e kontrabandës me naftën.

Në pranga në kushtet e flagrancës kanë rënë shtetasit: Sh. C, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten, si dhe R. C., 41 vjeç, me detyrë marinar i peshkarexhës “LEON”.

Njoftimi i policisë: Durrës / Kontrolle intensive në tokë dhe det, nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe DVP Durrës, në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, si dhe me ekipin monitorues të Guardia di Finanza, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshëm.

Finalizohet plani operacional policor i koduar “Diesel 2”.

Evidentohen dhe goditen brenda pak orëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre rasteve, 2 prej tyre vëllezër.

Gjenden dhe sekuestrohen rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjerë, të dyshuar të kontrabanduar.

Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar “Diesel 2”, në kuadër të të cilit janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

Në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer shtetasi N. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME