Policia greke ka goditur një organizatë të trafikut të kokainës.
Për pasojë janë sekuestruar 36 kg kokainë.
Droga ishte fshehur mes një ngarkese frutash, që kishte mbërritur nga Brazili. Rreth 6 muaj më parë, e njëjta organizatë trafikoi drogë, të fshehur mes rrobave.
Mësohet se një shqiptar ishte kreu dhe organizatori i bandës së trafikut të drogës. Ai është prangosur në Gjermani.
Në pranga kanë rënë edhe 6 shtetas grekë. Një tjetër grek i cili merrej me transportin, është shpallur në kërkim.