Categories Lajme

BMW “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës/ Zbulohet shoferi, ja kush ishte në timon

Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën, në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurt. Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW ishte i riu Stiverjan Dashi, ku nga një verifikim në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Ndërsa pronësia e makinës BMW me targë AA 009 YV, ishte e kompanisë për prodhimin e këpucëve në Kamëz. Kjo fasoneri është në pronësi të biznesmenit Nikolin Lleshi.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rrallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit, as drejtuesi i automjetit BMW dhe as pronari i saj.

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës. Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME