Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve BMW AG (BMWG.DE) konfirmoi të hënën se po hetohej nga Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimit i ShBA-ve pas një raportimi lidhur me praktikat e shitjes së kompanisë. “Ne mund të konfirmojmë që jemi kontaktuar nga SEC (Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimit) dhe po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin,” tha një zëdhënës i BMW, por nuk pranoi të komentojë më tej.“Wall Street Journal” raportoi më herët, duke cituar një burim, se SEC po hetonte praktikat e shitjes së BMW.
Categories
Teknologji
BMW nën hetim nga autoritet amerikane
