Gjiganti i aviacionit amerikan, Boeing njoftoi se kompania kishte mbledhur 25 miliardë dollarë nga investitorët duke emetuar bono, për të ruajtur rrjedhën e likuiditetit mes të pandemisë së koronavirusit.
Prodhuesi tha se ishte i kënaqur me përgjigjen ndaj ofertës së bonove dhe nuk planifikonte të kërkonte fonde shtesë përmes tregjeve të kapitalit ose opsioneve të qeverisë amerikane.
Oferta, ishte një nga disa hapa të ndërmarrë nga kompania për të përballuar problemet e shkaktuara nga pandemia. Boeing njoftoi se do të zvogëlojë fuqinë masive të punës me 10%, si dhe prodhimin e avionëve, mes një rënieje 26% të të ardhurave gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.