Në Stajkë të bashkisë Vau i Dejës nxënesit kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Protesta erdhi pasi ato kërkojnë të ngrohen me kaldaje dhe jo me gaz. Ato kanë firmosur dhe një peticion drejtuar DAR Shkodër dhe bashkisë Vau i Dejës.
Aktualisht ngrohen me gaz, por e konsiderojnë të dëmshëm për shëndetin e femijeve si dhe të rrezikshëm. Aktualisht ngrohja e parashikuar nga bashkitë Shkodër dhe Vau i Dejës është me dru zjarri ose gaz.