Categories Lajme

Bomba, mina e tritol, arrestohet në Zvicër 43 vjeçari shqiptar, pjesë e një bande të rrezikshme

Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin.

Në pranga ka rënë shtetasi Glerian Hyseni, banues në Durrës, i dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana,

Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg.

Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME