Categories Bota

Bomba në autobus, policia egjiptiane zhduk 40 xhihadistë

Autoritetet egjiptiane thonë se forcat e sigurisë vranë 40 militantë të dyshuar në tre operacione që u zhvilluan paralelisht në Giza dhe në Sinain Verior. Aksionet e policisë u kryen një ditë pasi tre turistë vietnamezë dhe guida e tyre egjiptiane u vranë në Giza nga një bombë e vendosur në autobuzin e tyre. Ministria e brendshme egjiptiane nuk konfirmoi nëse militantët e vrarë sot kanë lidhje me sulmin ndaj autobuzit. Autobuzi po udhëtonte në zonën Marioutiyah kur shpërtheu një bombë artizanale e fshehur pas një muri.

Po kthehesha nga puna me një furgon, kur dëgjuam një zhurmë të madhe dhe menduam mos kishte rënë ndonjë makinë nga ura. Pas kësaj pamë njerëzit dhe shoferët e taksive që vraponin duke thënë se ishte goditur një autobuz”, thotë Ali Fekri, dëshmitar okulars, shkruan VOA.

Ndër të plagosurit ishin 10 turistë vietnamezë dhe shoferi egjiptian i autobuzit. Në autobuz gjendeshin gjithsej 14 turistë vietnamezë dhe vetëm 2 prej tyre nuk u dëmtuan. Ky është sulmi i parë kundër turistëve të huaj në pothuajse dy vjet. Sulmi vjen ndërsa industria jetësore e turizmit egjiptian po jep shenja përmirësimi, pas vitesh rënieje për shkak të trazirave politike dhe dhunës që pasoi rebelimin e vitit 2011 dhe rënien e ish-udhëheqësit Hosni Mubarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME