Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i japë fund jetës së saj përmes eutanazisë, pas viteve të gjata dhimbjeje fizike dhe psikologjike.

E reja mbeti paraplegjike në vitin 2022, pasi u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, në një tentativë vetëvrasjeje që pasoi një përdhunim në grup që ajo kishte përjetuar pak kohë më parë. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël.

E rritur në një familje jofunksionale dhe pjesërisht në kujdesin e institucioneve, Noelia përballej prej vitesh me vështirësi të shumta. Që pas aksidentit, ajo jetonte me dhimbje të vazhdueshme, çka e shtyu të kërkonte të drejtën për eutanazi – një procedurë e legalizuar në Spanjë që nga viti 2021.

Në korrik 2024, një komitet ekspertësh në Katalonjë miratoi kërkesën e saj, por procesi u pezullua pas një apelimi nga babai i saj. Më pas, Noelia iu drejtua Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar njohjen e të drejtës së saj për vetëvendosje.

Në shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në favor të saj, duke argumentuar se nuk kishte shkelje të të drejtave themelore dhe se ajo kishte të drejtë të zgjedhë përfundimin e jetës së saj në mënyrë të asistuar.

Vetëm një ditë para procedurës, në një intervistë për emisionin “Ahora Sonsoles” në Antena 3, Noelia foli hapur për vendimin e saj. Ajo shprehu dëshirën që gjithçka të ishte e thjeshtë dhe dinjitoze, duke zgjedhur të jetë vetëm në momentin e fundit, pasi t’u ketë thënë lamtumirë familjarëve.

“U thashë atyre se si dua të jetë. Dua të vdes e bukur. Gjithmonë kam menduar se doja të vdisja e bukur. Do të vesh fustanin tim më të bukur dhe do të rregulloj flokët. Do të jetë diçka e thjeshtë. Dua të iki tani dhe të ndaloj së vuajturi, pikë. Asnjë anëtar i familjes sime nuk është pro eutanazisë. Po gjithë dhimbjet që kam vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve? Nuk kam dëshirë të bëj asgjë: s’dua të dal, s’dua të ha, asgjë! Gjumi është shumë i vështirë për mua dhe kam dhimbje në shpinë dhe këmbë”, tha 25-vjeçarja, duke zbuluar se e ka ftuar familjen e saj të i thotë lamtumirë, por në momentin e vdekjes së saj, ajo dëshiron të jetë vetëm.

Ajo rrëfeu se kishte përjetuar dhimbje të vazhdueshme fizike dhe emocionale, duke theksuar se nuk kishte më dëshirë për të jetuar në kushtet në të cilat ndodhej. Marrëdhëniet familjare ishin gjithashtu të tensionuara, veçanërisht me të atin, i cili kishte kundërshtuar vendimin e saj.

Rasti i Noelia Castillo ka rikthyer debatin mbi eutanazinë dhe të drejtën për të vendosur mbi jetën në Spanjë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah dilemat etike dhe ligjore që shoqërojnë raste të tilla të ndërlikuara.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME