Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për ish-oficerin e Policisë së Komisariatit të Sarandës, Irakli Koçiaj, duke e lënë atë të lirë gjatë vijimit të hetimeve.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar gjykatën në këtë vendimmarrje. Koçiaj është i vetmi nga tetë ish-efektivët e arrestuar në kuadër të këtij hetimi që do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa të tjerët janë lënë në masa më të rënda sigurie, nga “arrest shtëpie” deri në “arrest në burg”.

Ish-oficeri u vetëdorëzua dy ditë më parë, pasi ndaj tij ishte caktuar në mungesë, më 25 maj, masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ai dyshohet se ka favorizuar ndërtime pa leje në zonën e Ksamilit.

Me iniciativë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe me urdhër të Prokurorisë, deri tani janë arrestuar tetë ish-efektivë të Komisariatit të Sarandës. Mes tyre janë ish-shefi i komisariatit, Gëzim Bashllari, dhe ish-specialisti i zonës, Robert Çulli, të cilët ndodhen në masën “arrest në burg” dhe pritet që në ditët në vijim t’u rivlerësohet masa e sigurisë.

Ndërkohë, ish-oficerët dhe specialistët Blerim Tafçiu, Andi Duro, Ajdin Islamaj, Kastriot Satka dhe Kristofor Shkrepa ndodhen në masën “arrest shtëpie”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes është ushtruar kontroll në banesën e ish-oficerit Ajdin Islamaj, ku me vendim të Prokurorisë janë sekuestruar telefonat celularë.

Deri tani nuk janë bërë publike arsyet e këtij kontrolli. Megjithatë, mësohet se në momentin e ndalimit nga AMP, Islamaj kishte deklaruar se nuk dispononte telefona celularë, duke mos i dorëzuar ato pranë autoriteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME